Takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka përfunduar pa marrëveshje.
Sipas burimeve, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që fillimisht të votohet presidenti, ndërsa më pas të procedohet me votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në lexim të dytë.
Takimi mes Kurtit dhe Hamzës u zhvillua pasi Kuvendi i miratoi në parim ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale dhe mes mospajtimeve mes LVV-së dhe PDK-së për votimin në lexim të dytë.
Ky takim zgjati rreth dy orë.
Pas përfundimit të tij, PDK-ja ka mbledhur Grupin Parlamentar.
Përfundoi takimi Kurti- Hamza, asnjëri nuk dha deklaratë
Përfundoi takimi i kryeministri, njëherësh kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza.
Tash për tash nuk dihet a kishte ndonjë rezultat konkret në këtë takim
Pas takimit, u mblodh grupi parlamentar i PDK-së.
Takimi Kurti-Hamza u zhvillua pas seancës së paradites të Kuvendit të Kosovës, në të cilën u mirtau në lexim të parë projektligji për ndryshimet në Ligjin për Specialen në Hagë, ndërsa PDK-ja kërkoi që ky projektligj të miratohet edhe në lexim të dytë sot në orën 17:30.
Ndërkohë, para Kuvendit të Kosovës ka protestues të shumtë, të cilët nuk po lejojnë deputetët të dalin nga Kuvendi, pa e miratuar në lexim të dytë këtë projektligj.
Takohen Kurti dhe Hamza
Kryeministri i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është duke zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.
Në takim, Kurti po shoqërohet nga deputeti e ministri i Financave, Hekuran Murati, ndërsa Hamza nga deputeti i PDK-së Rrahman Rama.
Tani mes tyre vjen pasi Kuvendi i miratoi në parim ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale dhe mes mospajtimeve mes LVV-së dhe PDK-së për votimin në lexim të dytë.
LVV kërkon që para se të shkohet me lexim të dytë, Kuvendi ta zgjedhë presidentin e ri të vendit, duke ditur se afati kushtetues për këtë mbaron nesër më 6 tetor.
PDK-ja ngul këmbë që, fillimisht, të kalojnë ndryshimet në këtë ligj dhe pastaj të zgjidhet presidenti. / REL
A po takohen Kurti me Hazmën?
Kryeministri Albin Kurti është pyetur nga gazetarët, për një takim të mundshëm me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën.
Kurti nuk ka dhënë përgjigje lidhur me këtë çështje.
Takimi mes Kurtit dhe Hamzës është paralajmëruar për sot, ndërsa Hamza ka deklaruar se një takim i tillë është i mundshëm.
Sipas raportimeve të Bellagoshit, Hamza është larguar nga salla plenare së bashku me Rrahman Ramën, ndërsa Kurti ka dalë nga salla me Hekuran Muratin.