Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, u ka bërë thirrje deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që të kthehen në Kuvendin e Kosovës dhe të marrin pjesë në votimin në lexim të dytë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Përmes një reagimi, Tahiri ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke theksuar se, sipas tij, nuk do të ndalen dhe nuk do të dorëzohen në përpjekjet e tyre për mbrojtjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Faleminderit të gjithë qytetarëve për mbështetjen!
Ne nuk e kemi në plan as të ndalemi, as të dorëzohemi dhe as të nënshtrohemi.
Bashkohuni te Kuvendi për ta mbrojtur UÇK-në!”, ka shkruar Tahiri.
Thirrja e tij vjen në kohën kur në Kuvend pritet të rikthehet në votim në lexim të dytë projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, nismë e mbështetur nga PDK-ja.
Tahiri, përmes këtij reagimi, u ka bërë thirrje deputetëve të LVV-së që të jenë pjesë e procesit parlamentar dhe të votojnë ndryshimet e propozuara.