“Kosova shmang zgjedhjet e parakohshme”, Dosti me mesazh pas zgjedhjes së Presidentes

Aktuale

“Kosova shmang zgjedhjet e parakohshme”, Dosti me mesazh pas zgjedhjes së Presidentes

Nga: A.M. Më: 7 tetor 2026 Në ora: 01:14
Kuvendi i Kosovës

Adriatik Riza Dosti ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kosovë, përfshirë zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në postin e Presidentes dhe miratimin e ligjit të ri për Dhomat e Specializuara.

Dosti ka vlerësuar se me këto zhvillime vendi ka shmangur zgjedhjet e parakohshme dhe thellimin e krizës politike, ndërsa ka shprehur shpresën që institucionet e Kosovës të rikthehen në funksionim normal, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, përcjell “Bota sot”.

Reagimi i plotë

Kosova shmang zgjedhjet e parakohshme e të detyruara.
Shmang thellimin e krizës politike në vend.
Zgjedh Presidenten e re... znj. Justina Shiroka-Pula.
Kuvendi voton edhe ligjin e ri për Specialen.
Shuhen protestat dhe vendi duket se, që nga nesër, do t’i drejtohet normalitetit.

Pas Jahjagës e Osmanit... Pula është presidentja e tretë grua e Kosovës.

Ish-deputetja e PDK-së, ish-ministrja e Energjetikës, pedagogia e Universitetit të Prishtinës, akademikja dhe aktualisht kryetarja e Akademisë së Shkencave të Kosovës... 73-vjeçarja J. Sh. Pula u propozua si kandidate për Presidente të Kosovës nga LVV-ja dhe Albin Kurti.

Në votim ajo mori 81 vota... më shumë se çdo kandidaturë presidenciale e deritanishme e këtyre viteve të fundit për këtë post.

Urime, Kosovë, e dhëntë Zoti ta kesh lënë pas krizën e frikshme politike që desh të nxori komplet nga shinat...

Nga nesër e mbrapa uroj e besoj fort që të gjitha institucionet e tua të funksionojnë normalisht e siç i ka hije një shteti serioz... konform Kushtetutës e ligjeve në fuqi.

Për të mirën tënde, Kosovë, e për të mirën e popullit tënd.

A. R. D.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat