Ish zyrtarja dhe ish deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka kritikuar ashpër LDK-në duke e quajtur humbëse të madhe.
“Mbrëmë kah zyrat e saj nuk kaloi kush as gjë tjetër veç hijes së një lubie, hijenave që hanin njëri tjetrin dhe do “hafijeve” për t’ja vënë drynin! Dëm i madh për Kosovën!”, ka shkruar Tërmkolli në rrjetin social, Facebook.
Ish një ndër zyrtaret më të vjetra të LDK-së, ka thënë që gjendja e tanishme e kësaj partie është e dhimbshme.
“E rëndë, e dhimbshme deri n’kupë t’qiellit, veçmas për ne që e bëmë LDK- n, lëvizje- parti të dritës, të lirisë e pavarësisë së Kosovës- Dardanisë tonë! Zoti e bekoftë Dardaninë!”, ka theksuar Tërmkolli.
Deputetët e LDK-së nuk morën pjesë në votimin e së hënës mbrëmë ku u hodh për miratim projektligji për ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale.
Poashtu, të zgjedhurit e popullit nga kjo parti nuk e votuan presidenten e re, Justina Shiroka - Pulës.