​Tragjedia në Livoç të Ulët, Besnik Tahiri: Dhuna nuk është nder dhe as traditë

Aktuale

​Tragjedia në Livoç të Ulët, Besnik Tahiri: Dhuna nuk është nder dhe as traditë

Më: 10 tetor 2026 Në ora: 15:14
Besnik Tahiri

Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar pas vrasjes së një gruaje dhe një burri në Livoç të Ulët në Gjilan, duke e cilësuar këtë ngjarje si alarm për krizën e thellë shoqërore në Kosovë.

Tahiri ka thënë se shoqëria kosovare nuk mund të pretendojë të jetë moderne dhe perëndimore, ndërsa në raste konfliktesh apo mosmarrëveshjesh rikthehet te mentaliteti që, sipas tij, kërkon arsyetim te tradita dhe kanuni.

“As tradita, as kanuni dhe as feja nuk mund ta justifikojnë vrasjen. Ka ardhur koha të flasim hapur, ta sfidojmë këtë mentalitet dhe të mos heshtim më. Dhuna nuk është nder, në veçanti vrasja e grave nuk është traditë, kurse heshtja nuk është zgjidhje”, ka shkruar Tahiri në një postim në Facebook.

Tahiri ka bërë thirrje për përballje të hapur me mentalitetin që normalizon dhunën dhe për të mos e trajtuar heshtjen si zgjidhje përballë rasteve të tilla. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat