Kryetari Faton Peci ka përkujtuar Ramadan Kelmendin, në 13-vjetorin e vdekjes së tij, duke vlerësuar kontributin e tij në çështjen kombëtare dhe në ndërtimin e institucioneve të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Peci ka theksuar se Kelmendi kishte një rol të rëndësishëm për Kosovën para dhe pas luftës, duke qenë doktor i shkencave, deputet i 2 Korrikut dhe i dy legjislaturave të pasluftës.
Postim i plotë:
13 vite pa Ramadan Kelmendin, veprimtarin dhe intelektualin e shquar të çështjes kombëtare
Roli dhe kontributi i tij për Kosovën ishte i rëndësishëm para dhe pas luftës.
Ramadani ishte dr. shkence, deputet i 2 Korrikut dhe i dy legjislaturave të pasluftës. Ai ishte pjesë e grupit punues për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Mitrovica dhe veriu e kishin zërin e saj në Kuvendin e Republikës, në çdo tryezë. Zëri i Mitrovicës ishte Ramadan Kelmendi.
Ramadanin e përkujtojmë për angazhimin patriotik dhe shërbimin në ndërtimin e institucioneve.
Veprimtaria e tij do të mbetet përherë në kujtesën tonë!