​453 kandidatë për prokurorë të rinj, testi kualifikues më 7 nëntor

Aktuale

​453 kandidatë për prokurorë të rinj, testi kualifikues më 7 nëntor

Më: 15 tetor 2026 Në ora: 18:35
Foto ilustrim

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët që kanë plotësuar kushtet për t’iu nënshtruar testit kualifikues për prokurorë, se testi do të mbahet të shtunën (më 7 nëntor 2026).

Në njoftim thuhet se ky proces zhvillohet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

Gjithashtu, në njoftim është bashkëngjitur edhe lista e kandidatëve që i plotësojnë kushtet t’i nënshtrohen këtij testi. Janë 453 kandidatë.

“Regjistrimi i kandidatëve do të bëhet nga ora 12:00 deri në orën 12:30, kur edhe do të mbyllen dyert e sallës, ndërsa kandidatët që paraqiten pas orës 12:30 nuk do të lejohen të marrin pjesë ne provim”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat