“Na kanë përça, si kurrë më parë”, Koci kritikon politikën

Aktuale

“Na kanë përça, si kurrë më parë”, Koci kritikon politikën

Nga: A.SH Më: 20 tetor 2026 Në ora: 09:14
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci ka kritikuar politikanët për nxitjen e urrejtjes dhe përçarjeve, duke paralajmëruar se problemet ekonomike dhe tensionet shoqërore rrisin rrezikun e dhunës.

Ai ka thënë se zhvillimet në Shqipëri duhet të shërbejnë si paralajmërim.

Postimi i Kocit:

Na kanë përça, si kurrë më parë!

Veç dëgjojini politikanët. Lexojini komentet në rrjete sociale: kërcënime, inate dhe dhunë.

Në vend se me e zhvillu shtetin, udhëheqësit politikë kanë mbjellë urrejtje. Me të e mbulojnë paaftësinë e vet.

Na duhen liderë që na bashkojnë dhe nuk e shkelin Kushtetutën për interesa të veta e të partisë.

E ne?

Duhet me e ruajtë qetësinë, pa heshtë ndaj padrejtësisë.

Përçarja dhe hallet ekonomike bashkë rrisin rrezikun e dhunës.

Ajo që po ndodh në Shqipëri është paralajmërim!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat