Rama rreth kandidaturës për kryetar të LDK-së: Kemi demokraci, zgjedhje demokratike

Aktuale

Rama rreth kandidaturës për kryetar të LDK-së: Kemi demokraci, zgjedhje demokratike

Më: 20 tetor 2026 Në ora: 14:01
Përparim Rama

“Këtu e di që kemi demokraci, a po. Zgjedhje demokratike”.

Kështu ka deklaruar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kur është pyetur se si e ka pritur partia shpalljen e kandidaturës së tij për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

I pyetur nëse kandidaturën e tij e ka diskutuar më herët me strukturat e partisë, Rama tha se kjo çështje është diskutuar në janar.

“Kemi pasë moti, në janar”, tha ai.

Më 30 korrik, kryetari aktual Lumir Abdixhiku u rikonfirmua si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat