Islami: Sulmet në Banjskë dhe Ibër-Lepenc, akte terroriste pas të cilave qëndron Serbia

Aktuale

Islami: Sulmet në Banjskë dhe Ibër-Lepenc, akte terroriste pas të cilave qëndron Serbia

Nga: A.SH Më: 21 tetor 2026 Në ora: 12:44
Avni Islami

Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka akuzuar Serbinë për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë dhe në sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit.

Në reagimin e tij, Islami kundërshtoi deklaratat e ministrit të Jashtëm serb, Marko Gjuriq, i cili mohoi përfshirjen e institucioneve shtetërore të Serbisë në sulmin në Banjskë. Ai theksoi se, sipas tij, të dyja sulmet përbëjnë akte terroriste pas të cilave qëndron shteti serb.

Shkrimi i plotë:

Reagim,

Dje, gjatë mbledhjes së mbajtur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, u përpoq të mbante një qëndrim mbrojtës ndaj sulmit të armatosur në Banjskë. Ai fliste në vazhdimësi për një "sulm të izoluar" dhe pretendonte se institucionet shtetërore të Serbisë siq janë ; ushtria, policia dhe BIA nuk kanë pasur asnjë lidhje apo përfshirje të organizuar në këtë ngjarje.

Megjithatë, të gjitha provat dhe faktet dëshmojnë të kundërtën. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar armatim i prodhuar në fabrikat ushtarake serbe, i cili nuk mund të dalë jashtë depove zyrtare pa lejen e organeve përgjegjëse shtetërore. Përderisa Kosova, Bashkimi Evropian dhe ShBA-ja e kanë klasifikuar zyrtarisht rastin e Banjskës si sulm terrorist, Gjuriq tentoi ta minimizojë atë duke e quajtur "konflikt të armatosur lokal", me qëllim që të mbrojë shtetin serb dhe Milan Radoiçiqin.

Po ia rikujtoi Gjuriqit se si sulmi në Banjskë, ashtu edhe ai në kanalin e Ibër-Lepencit, i plotësojnë të gjitha kushtet për t'u cilësuar si akte terroriste, pas të cilave qëndron shteti serb me të gjithë mekanizmat e tij .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat