Fjalë paqeje nga Serbia, por dilema mbetet Kosova – çfarë paralajmëron Avni Islami?

Aktuale

Fjalë paqeje nga Serbia, por dilema mbetet Kosova – çfarë paralajmëron Avni Islami?

Nga: A.SH Më: 27 tetor 2026 Në ora: 14:21
Avni Islami

Profesori i sigurisë, Avni Islami, ka thënë se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor do të varet nga veprimet konkrete të qeverisë së re serbe dhe gatishmëria e saj për të ndërtuar marrëdhënie paqësore me vendet fqinje.

Testi kryesor mbetet Kosova: pranimi i realitetit dhe vazhdimi i dialogut mund të kontribuojnë në stabilitet afatgjatë, ndërsa zbatimi i platformave për vënien e saj nën kontroll mund të shkaktojë krizë të re sigurie në rajon.

Shkrimi i plotë:

Bartësi i Listës Studentore-Studentët Triumfojnë Ilija Sërdanoviqit i cili pritet të udhëheq me qeverin serbe , gjatë një interviste foli fjalë inurajuese. Ai theksoi se me të ardhur në pushtet do t’i jep fund politikave të cilat Serbinë e kanë sjellur në pozita të raporteve armiqësore me vendet fqinje dhe se do të hapin një dialog më intensiv me këto vende. Prandaj nëse mirren hapa konkretë dhe bëhen pjesë e programit qeveritar në Serbi, ajo mund të shënojë një kthesë gjeopolitike me rëndësi në fushën e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Një qasje e tillë do të ndikonte drejtpërdrejt në ç' tensionimin e rajonit përmes uljes së rrezikut për konflikte të mundshme dhe eliminimit të retorikës nacionaliste që ka karakterizuar qeverisjet e kaluara të SNS-it, duke zvogëluar kështu burimet kryesore të tensioneve të ngritura pranë kufijve. Për më tepër, një Serbi me kurs të ri demokratik do të shihej si një bashkëbisedues më i besueshëm për NATO-n dhe BE-në, duke rritur bashkëpunimin rajonal kundër krimit të organizuar, migracionit të paligjshëm dhe ndikimeve hibride nga aktorët e jashtëm.

Megjithatë, testi i vërtetë i këtij premtimi për sigurinë mbetet Republika e Kosovës, ku ekziston një kontradiktë e hapur mes zotimit të tij për "fqinjësi të mirë" dhe platformës së tij parazgjedhore për "vënie nën kontroll" të Kosovës.

Nëse qeveria e re Serbe me në krye Sërdanoviqit e pranon realitetin gjeopolitik dhe vazhdon dialogun paqësor, situata e sigurisë do të stabilizohej në planin afatgjatë; por nëse tenton të zbatojë premtimet radikale të fushatës, kjo do të neutralizonte çdo deklaratë paqësore dhe do të provokonte menjëherë një krizë të rëndë sigurie me mekanizmat vendor dhe ndërkombëtarë si: Policia e Kosovës, EULEX i dhe KFOR-i.

Prandaj, reduktimi real i rreziqeve të sigurisë në rajon varet tërësisht nga zbatimi praktik i këtij kursi të ri, ku trajtimi i marrëdhënieve me

Kosovën do të jetë vija ndarëse mes stabilitetit dhe një krize të re rajonale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat