Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dha përgjigje në pyetjen se pse dy ministrat nuk kanë ofruar dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë.
“Sot kemi mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kemi mjaftueshëm për të folur”, u shpreh Kurti.
Kryeministri nuk dha përgjigje konkrete nëse do të ketë përgjegjësi politike pas vrasjes së Arlinda Zekajt, rast për të cilin protestuesit kanë kërkuar edhe dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.