Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Liza Gashi, ka reaguar pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në një aktivitet zyrtar të Komisionit Evropian në Bruksel, duke e cilësuar këtë veprim si paradoksal dhe të papranueshëm.
Ajo ka theksuar se është e papranueshme që në një ngjarje të organizuar për të promovuar vlerat evropiane, bashkëjetesën dhe fqinjësinë e mirë, të interpretohet një këngë që, sipas saj, përcjell pretendime territoriale ndaj Kosovës.
Gashi ka kritikuar mospërputhjen mes mesazheve për paqe dhe simboleve që, siç shprehet ajo, e cenojnë atë, duke rikujtuar se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Ajo ka nënvizuar se sovraniteti, integriteti territorial dhe dinjiteti i Kosovës nuk mund të bëhen objekt kompromisi, veçanërisht në institucionet evropiane.
Në fund, Gashi ka kërkuar sqarim dhe marrje të përgjegjësisë nga Komisioni Evropian dhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos.
Postimi i plotë: