Dogana e Kosovës mbledh mbi 1.7 miliard euro të hyra, shënohet rritje prej 5.7 për qind

Aktuale

Dogana e Kosovës mbledh mbi 1.7 miliard euro të hyra, shënohet rritje prej 5.7 për qind

Nga: A.SH Më: 16 nëntor 2026 Në ora: 18:11
Fotoilustrim

Dogana e Kosovës ka realizuar mbi 1 miliard e 708 milionë euro të hyra gjatë periudhës janar-tetor 2026, duke shënuar rritje prej 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të publikuara nga Dogana, të hyrat për dhjetë muajt e parë të këtij viti arritën në 1,708,243,582 euro, ndërsa në vitin 2025 kishin qenë 1,615,537,254 euro, përcjell Bota sot.

Rritje është shënuar në të gjitha kategoritë kryesore të të hyrave. Taksa doganore është rritur për 6.6 për qind, akciza për 1.8 për qind, ndërsa TVSH-ja për 7.8 për qind.

Dogana e Kosovës ka vlerësuar se këto rezultate janë rezultat i angazhimit në mbledhjen e të hyrave dhe zbatimin e legjislacionit doganor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat