Milaim Nela: Asociacioni është rrënim i shtetit të Kosovës

Aktuale

Milaim Nela: Asociacioni është rrënim i shtetit të Kosovës

Nga: A.SH Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 08:05
Milaim Nela

Publicisti shqiptar Milaim Nela ka reaguar përmes një postimi lidhur me këngën shoviniste serbe në Evropë dhe qëndrimet e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Nela ka kritikuar heshtjen e Evropës ndaj Serbisë, duke përmendur edhe sulmin në Banjskë dhe presionin ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ai ka paralajmëruar se Asociacioni nuk është një mekanizëm thjesht kulturor, por, sipas tij, rrezik për pavarësinë dhe funksionalitetin e shtetit të Kosovës.

Në fund, Nela u ka bërë thirrje politikanëve kosovarë që të kuptojnë rrezikun që, sipas tij, paraqet Asociacioni, duke e cilësuar atë si kërcënim për shtetësinë e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat