Gjyqtari: Tentativa për pengim të drejtësisë u konkretizua me kontaktimin e Rrustem Mustafës

Aktuale

Gjyqtari: Tentativa për pengim të drejtësisë u konkretizua me kontaktimin e Rrustem Mustafës

Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 10:23
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në sallën e gjyqit në Hagë, 17 nëntor 2026.

Gjyqtari Christopher Gosnell tha se në rastin e Hashim Thaçit dhe Fadil Fazliut bëhet fjalë për tentativë të pengimit të drejtësisë, jo për pengim të kryer faktikisht.

Ai shpjegoi se tentativa përbën vepër penale kur një person ndërmerr veprime për kryerjen e saj.

Sipas gjyqtarit, tentativa u konkretizua në korrik 2023, kur Fahri Fazliu, djali i Fadil Fazliut, kontaktoi dëshmitarin Rrustem Mustafa.

Veprimet kishin për cak prokurorët dhe gjyqtarët, ndërsa Thaçi ishte drejtues dhe organizator i grupit, tha Gosnell. / REL

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat