Hamza në mbështetje të Thaçit: Askush nuk mund t'ia marrë vendin në historinë e Kosovës

Aktuale

Hamza në mbështetje të Thaçit: Askush nuk mund t'ia marrë vendin në historinë e Kosovës

Nga: A.SH. Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 11:49
Hashim Thaçi

Ish-kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.

Përmes një postimi, Hamza ka thënë se, pavarësisht vendimeve të gjykatës, askush nuk mund t'ia mohojë Thaçit rolin në momentet vendimtare të historisë së Kosovës.

Ai gjithashtu ka shprehur shpresën që Gjykata e Apelit t'u japë fund, siç i ka quajtur ai, padrejtësive ndaj ish-presidentit.

Postimi i plotë:

Hashim Thaçit mund t’ia mohojnë lirinë. Mund edhe ta dënojnë. Por kurrë nuk do të mund t'ia marrin vendin si kryeprotagonist i historisë së Kosovës.

Rolin e tij në momentet vendimtare që përcaktuan fatin e popullit dhe të shtetit tonë nuk mund ta zhbëjë askush.

President, shpresojmë që Gjykata e Apelit t'u japë fund këtyre padrejtësive!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat