Shiroka Pula në takim me Serwerin, diskutohet forcimi i partneritetit me SHBA-në

Aktuale

Shiroka Pula në takim me Serwerin, diskutohet forcimi i partneritetit me SHBA-në

Më: 18 nëntor 2026 Në ora: 13:00
Foto nga takimi

Presidentja Justina Shiroka-Pula, priti në takim profesorin Daniel Serwer, ekspert i çështjeve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, sfidat e sigurisë dhe proceset politike në Ballkanin Perëndimor.

Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme ndërkombëtare për Kosovën, si dhe të forcimit të partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bëhet e ditur se bashkëbiseduesit shkëmbyen pikëpamje edhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe zhvillimet në rajon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat