Shqipe Selimi me mesazh mbështetës për gruan e Jakup Krasniqin: Jemi pranë saj dhe familjes në këto kohë të vështira

Aktuale

Shqipe Selimi me mesazh mbështetës për gruan e Jakup Krasniqin: Jemi pranë saj dhe familjes në këto kohë të vështira

Nga: Bota sot Më: 18 nëntor 2026 Në ora: 16:12
Shqipe Selimi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe bashkëshortja e Rexhep Selimi, Shqipe Selimi, ka shprehur mbështetje publike për Sevdije Krasniqin dhe familjen e saj.

Përmes një postimi, Selimi ka shprehur solidaritetin me bashkëshorten e Jakup Krasniqit, duke i uruar asaj shërim të shpejtë dhe rikthim të plotë të shëndetit.

Ajo ka theksuar se mbështetja për Sevdije dhe Jakup Krasniqin është e rëndësishme në këtë periudhë të vështirë për ta dhe familjen e tyre.

“Sot, më shumë se çdo herë më parë, jemi pranë dhe në mbështetje të zonjës Sevdije dhe bacës Jakup, në këto kohë të vështira për ta dhe për të gjithë familjen Krasniqi”, ka shkruar Selimi.

Ajo e ka përmbyllur mesazhin duke vlerësuar forcën dhe qëndresën e Sevdije Krasniqit, të cilës i ka dëshiruar shëndet të plotë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat