Sindikata e Punëtorëve të KEK-ut mban protestë para drejtorisë së korporatës

Aktuale

Sindikata e Punëtorëve të KEK-ut mban protestë para drejtorisë së korporatës

Nga: Bota sot Më: 19 nëntor 2026 Në ora: 07:34
Pamje nga protesta

Sindikata e Re e Punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) do të mbajë sot protestë para Drejtorisë së KEK-ut, në objektin “Toskan”.

Protesta pritet të zhvillohet në shenjë të pakënaqësisë së punëtorëve lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me pozitën dhe të drejtat e tyre në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Sipas sindikatës, kërkesat kryesore lidhen me përmirësimin e kushteve të punës, rritjen e pagave dhe vlerësimin e kontributit të punonjësve të KEK-ut.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura hollësi të tjera lidhur me kërkesat konkrete të sindikatës dhe kohëzgjatjen e protestës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat