Në Valbonë dhe Theth

Alpinizem

Në Valbonë dhe Theth

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 14:17
Në Valbonë dhe Theth

Ne nuk e dijmë nëse kjo është ecja më e mirë në trojet Shqiptare mirëpo mundë të ju themi me siguri që nëse ju pëlqejnë bjeshkët e ecja në natyrë do t`a adhuroni fundjavën në Valbonë dhe Theth ku përtej shtegut magjepsës do të vizitojmë edhe atraksione tjera si Syri i Kaltër e Ujëvara e Grunasit ku pas hikingut do të mund të freskohemi e të shijojmë pamjet fantastike qe na ofron kjo perlë e Shqipërisë, shkruan në faqen e "Kosova Hiking Club".

"Andaj ju ftojmë që fundjavën e tretë të korrikut datat 22,23, 24 korrik (e Premte, e Shtunë dhe e Dielë) të na bashkoheni në Theth për të kaluar një eksperiencë të paharrueshme në natyrën përrallore, ajrin e pastër dhe me ushqimin tradicional të zonës.

E Premte - Nisja do të bëhet në ora 06:00, para parkingut të RTV 21, prej ku do të vazhdohet për Gjakovë, Bajram Curr dhe Valbonë. Pas pushimit për kafe do të fillojmë ecjen nëpër shtegun e Malësisë së Gjakovës, Valbonë-Theth. Në Theth arrihet në mbrëmje ku edhe bëhet akomodimi në Bujtinë dhe hahet darka. Mbrëmjen e kemi të lirë të shëtisim përrreth bujtinave, socializohemi e shijojmë birrat e ftohta.

E Shtunë - Mëngjesi dhe transportimi i grupit drejt fshatit Ndërlysë ku edhe fillon ecja nëpër rrethinën e Thethit, ku planifikojmë të vizitojmë atraksionet e Thethit; Vaskat, Syrin e Kaltër, Ujëvarën e Grunasit, Kanionin e Thethit, Kullën e Ngujimit, si dhe të tjera pika të rëndësishme.

E Diel - Pas mengjesit, nisemi për në Valbonë ku pas një pushimi për kafe do të vazhdojmë për Prishtinë. Arritja në Prishtinë planifikohet rreth orës 21:00", njoftojnë organizatorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat