Në dritën e përkujtimit

Amerika

Në dritën e përkujtimit

Nga: Skënder Karaçica Më: 2 janar 2021 Në ora: 06:19
Prof.dr.Mehmet Çeliku

Këto ditë u nda nga jeta rilindasi modern Prof.dr. Mehmet Çeliku,i cili tërë jetën ia kushtoi kaheve shkencore-kërkimore të shqipes së lashtë dhe në krye të herës në familjen indoevropiane. Fjala me kompetencë shkencore e profesor Çeliku ,u bë një zë i fuqishëm dhe me kritere të rrepta të dijes se, trajta historike e shqipes është vetë udha jetësore shekullore e kombit shqiptar, pjesë e participimit të vlerave kombëtare me popujt evropianë.

Profesor Mehmet Çeliku ishte në ballë të rrjedhave të shqipes, të historisë dhe të dijes në kërkim të përditshëm shkencore për të ndërtuar fjalën e bukur shqipe me rregullat e sintaksës e të gramatikës shqipe!

Për historinë e standardit dhe të unifikimit të gjuhës shqipe (Kongresi i Drejtshkrimit,Tiranë-1972) po e veçoj këtë fjalëmadhe të dijes së prof.dr. Mehmet Çeliku në dritën e përkujtimit:

,,Shqipja standarde, si shenjë qytetërimi, si shprehje atdhetarizmi,,.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat