Qeveritë nëpër botë

Amerika

Qeveritë nëpër botë

Nga: Skënder Karaçica Më: 31 janar 2021 Në ora: 17:29
Skënder Karaçica

Qeveria në Kinë me 1.5 miliardë banorë, ka vetëm 23 ministri, që i udhëheqin institucionet e këtij shteti të madh në botë.

Do të ishte mirë që shteti i Kosovës,pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, të marrë nismën ligjore në mbeshtje të kodit të aktit më të lartë juridik të Kushtetutës,në të ardhmen të kemi një kabinet qeveritar sa më racional me numrin e ministrive (do të preferonim 7-11), që do të jenë në funksion të shtetit tonë.

Është thënë se sa më racionale që të jetë administrata e një shteti,aq më shumë do të ndikojë në kahet e zhvillimit të gjithmbarshëm, ndonëse administrata e shtetit më numër të madh të administratës, do të ishte pengesë dhe barrë e rëndë për buxhetin dhe shtetndërtimin, kështu thonë ekspertët botërorë të fushës së ekonomisë.

Shtetit të Kosovës i duhet kabinet qeveritar dhe administartë moderne për kushtet në kohën e problemeve të zhvillimit të ngadalshëm ekonomik dhe me dy milionë banorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat