Joe DioGuardi i doli në mbrojtje kur e përgjakën Ziadin Selën

Amerika

Joe DioGuardi i doli në mbrojtje kur e përgjakën Ziadin Selën

Nga: Skënder Karaçica Më: 4 maj 2021 Në ora: 00:32
Skënder Karaçica

Figura kombëtare shqiptare Joe DioGuardi dhe (LQSHA)si e vetmja organizatë lobuese në këto tridhjetë vjet në Amerikë, është padyshim zëri më i fuqishëm në krah të çështjes shqiptare në hapësirën etnike në Ballkan. Për arbëreshin do të mbetën gjurmët historike për kronikat e historisë shqiptare dhe,së këndejmi një dorë që ka ditur të hapë dyert e lobimit në institucionet e shtetit amerikan në Senat dhe Kongres si dhe në vijat e trasha të diplomacisë së këtij vendi mik të përjetshëm për kombin shqiptar.

Në rrugëtimin e tij arbëreshi a pati testament nga babai i tij që në të gjitha rrethanat të bëhet krah i kombit shqiptar në Ballkan dhe për liri dhe pavarësinë e Kosovës. Në këtë vijë i fortë qëndroi në rreshtat e parë bashkë me mërgimtarët shqiptarë nga të gjitha trevat etnike për të hedhë dritë dhe për të kërkuar përkrahjen për shpëtimin e shqiptarëve etnikë në tokën e Kosovës nga regjimi më i egër fashist i Serbisë së Milloshevqit. Në këtë betejë të arbëreshit, ai pati përkrahje të madhe nga institucionet e shtetit amerikan në Uashington dhe në vitin 1999 ëndrra shekullore e shqiptarëve të Kosovës u bë pjesë e historisë më të re kombëtare dhe demokratike në udhën e lirisë dhe të pavarësisë.

Arbëreshi për këto vite nuk është ndalur më angazhimet e tij me gjak e shpirt shqiptari,që të marrë në shyqrtim në programin e (LQSHA-së)edhe çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në hapësirën etnike në Maqedoninë e Veriut. Ai në këto vite ka kërkuar nga korpusi politik(shqiptarë) që përmes projektit politiko-demokratik të kërkohet rrafshi i ri në kushtetutën e këtij vendi multietnikë, ku populli shqiptar (jo komuniteti-term i partive politike -vërejtja ime) të marrë primatin kushtetues-ligjor popull jo pakicë kombëtare,por popull shumicë dhe shtetformues me të gjitha të drejtat që i ka populli maqedonas.

Në korridoret e parlamentit në Shkup kur qarqet e grupeve antishqiptare të dirigjuara nga dora e ish kryeministrit Gruevski dhe aleatët e tij nga Beogradi e përgjakën për vdekje deputetin shqiptar dhe kyretarin e ASH-së dr.Ziadin Sela, në Nju Jork është dëgjuar zëri dhe protesta kombëtare e arbëreshit Joe DioGuafrdi. Për këtë rast me motive të orëve vrastare e të përgjakura, në Washington u mbajt takimi i dëshmisë për parlamentin maqedonas në Shkup, ndërsa vetë arbëreshi e shpalli dr.Ziadin Sela me moton “Viktimë e Demokracisë” në Maqedoninë e Veriut!

Në dritën e këtij reagimi nga Amerika,po i tregojmë Ziadin Selës,deputet i kuvendit të këtij shteti si dhe kryetar i ASH-së që, strukturat e caktuara policore dhe të shërbimeve sekrete maqedonase e kishin vërë në cak të vdekjes, arbëreshi Joe DioGuardi është hidhëruar më ty dhe ua zë për të madhe se si deri tash asnjëherë nuk i jeni lajmëruar arbëreshit në Nju Jork, që bashkërisht të trajtoni çështjen e (pa) zgjidhur shqiptare në hapësirën etnike në Maqedoninë e Veriut.

Ziadin Sela ka gjetur kohë të merret me “nisma të reja të lobimit shqiptar”(siç!)me “Kongresin Panshqiptar Amerikan” ndërsa ia ka kthyer shpinën arbëreshit dhe (LQSHA-së)si e vetmja organizatë e regjistruar në institucionit të shtetit amerikan që e ka për detyrë dhe në programin e saj të bëj lobim në të gjitha fushat dhe me institucionet relevante në shtetin e Amerikës dhe më gjerë në Evropë dhe botë.
 

Ziadin Sela, po ua rikujtojmë se keni treguar pabesi dhe jo burrni prej intelektuali dhe politikani,që kaq shpejt e keni harruar arbëreshin Joe DioGuardi (LQSHA) në Nju Jork dhe keni marrë udhë tjetër me disa ambicie tjera sa për hije dhe sa për të (penguar) rrugëtimin e arbëreshit, që, siç ka thënë shpeshherë derisa të jem gjallë, çështja kombëtare shqiptare është mbi të gjitha pjesë e jetës time dhe amaneti i babës tim arbëresh!

Ziadin Sela mos i cakërroni gotat me “lobistët shqiptarë”(siç!) në “Kongresi Panshqiptar Amerikan” por dil nga vetja dhe sy me sy të flisni e të falënderoni arbëreshin Joe DioGuardi, i cili përmes dëshmisë dhe më vonë si pjesë e një Rezolute u doli në mbrojtje kur e kur pushteti maqedonas të përgjaku për vdekje për të treguar para popullit shqiptarë në këto hapësira etnike se, shteti dhe pushteti është i shumicës maqedonase dhe jo e popullit shqiptar në pozitën kushtetuese si pakicë kombëtare dhe jo shtetformues.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat