Si shihet atdheu nga larg

Amerika

Si shihet atdheu nga larg

Nga:  Skënder Karaçica Më: 5 maj 2021 Në ora: 17:32

Në vlerat universale të demokracisë, pushteti i përgjigjet popullit, ndonëse nga vota e lirë e popullit e merr verdiktin e besimit për të udhëhequr me shtetin !

Çfarë po ndodhë në Kosovë? Nuk shkon asnjë mandat të institucioneve (qeveria),që nuk nisin duart për të shembur godinën e shenjtë të saj...Nuk e kemi të qartë pse kaq shumë hasmëri(politike)të skajshme?

Krejt zhurma bëhet në referent (politike)nëpër veta(unë...ti...ajo....ne...ata...)dhe problemet në udhën e shtetndërtimit të Kosovës veçse po marrin tatëpjetën, po shkojnë përtej besimit të votës së lirë, që sovrani e pati vënë në kutitë e zgjedhjeve në muajin tetor 2019.

Dhe, nuk vonoi shumë në ,,sofrën,, e koalicionit (VV-LDK) nisi loja e shtyrjes më bërryla...! Tashti filluan të tregojnë ,,muskujt,, se kush është këtu (bosi) i politikës në Prishtinën zyrtare! Shkuan punët ku shkuan dhe kemi mbërri këtu ku jemi...

Hiq mirë nuk është puna!

Edhe koalicioni i ,,ri,, në mes të (LDK-AAK-Nisma)është koalicion i zorit që e kam thënë në një shkrim më parë, kur e kur, u bë koalicioni (VV-LDK).A do të ketë udhën e gjatë ky koalicion...? Nuk besoj se do të ,,lodhën,, shpejt me problemet që do të dalin përpara pas pandemisë Covid-19 dhe dialogu Kosovë-Serbi!

Pse kaq shumë hasmëri politike?

Në udhën politike të kolovajzës dhe bulevardi në Prishtinë, besoj se ka ardhur koha që populli të flasë fjalën e Tij: Kush po luan më verdiktin e votës së lirë...?Nëse dikush është lodhur me trajtat e jetës politike dhe, siç thotë fjala e popullit ,,Ju ka plakë vendi në politikë,,(siç!)do të ishte mirë që të lëshojë udhën të tjerëve...!

Pse nuk po flet populli?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat