Aleksandër Vuçiq dhe projekti i Nikolla Pashiqit kundër shqiptarëve të Kosovës

Amerika

Aleksandër Vuçiq dhe projekti i Nikolla Pashiqit kundër shqiptarëve të Kosovës

Nga: Skënder Karaçica Më: 20 qershor 2021 Në ora: 18:01
Skënder Karaçica

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sa herë që vjen në rend të ditës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së (Nju Jork) çështja e Kosovës ai shkon atje i veshur në të zeza(sic!).

Ky stil i kostumit të rrobave dhe kravatën në të zeza është si pororsi e shkollës së Nikolla Pashiqit, i cili në analet e historisë më të re të shekullit të kaluar, njihet një nga udhëheqësit e Serbisë me projektin e tij antishqiptar e shfarosës ndaj popullit shqiptar dhe për tokën e djegur të Kosovës.

Në këtë mbledhje të KS të OKB-së, presidenti i Serbisë A.Vuçiq i veshur në të zeza nisi e foli për ,,historinë serbe të Kosovës(sic!)me stilin patriotik të gënjshtrës (term i D.Qosiq) për t`i qitur hi syve përfaqësuesve të botës dhe për të fshehur gjenocidin ndaj shqiptarëve dhe për Kosovën.

Kjo që po trumbeton dhe po aktron në KS të OKB-së në Nju Jork, Aleksandër  Vuçiq, na kujton kohën kur gjelati kundër popullit shqiptar në Kosovë, Nikolla Pashiqi në Washington para se të takohej me presidentin amerikan,i dathi këpucët dhe hyri në kabinetin e tij duke u përkulur në tepihun e kuq: Shkelqësi,të lutem më shpetoni Serbinë,,(!).

Po në këtë aktrim të diplomacisë serbe, Aleksandër Vuçiq, i veshur në të zeza doli para anëtarëve të KS të OKB-së në Nju Jork me lot krokodili veçsa nuk pati mundësi të thotë: ,,Më shpetoni Serbinë përmes Kosovës(sic!).

Regjimet e Serbisë qysh nga viti 1912-1999 kanë përdorur tërë skenarët e njohur për ne,që,të bëj të pa mundurën të mundur, kur e kur, për tokën e Kosovës si ,,zemra e Serbisë,,(sic!).

Gënjeshtra si ves patriotik (term i D.Qosiq)vdiq bashkë me regjimin nazifashist të Serbisë në vitin 1999, kur populli shqiptar dhe Kosova u ndanë njëherë e përgjithmonë me shtetin  serb,i pa pranuar si i veti për shqiptarët  në Kosovë(!).

Aleksandër Vuçiq, sa herë të doni veshuni në të zeza,ndonëse populli shqiptar është i veshur në të bardha në Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, ëndrra shekullore e brezave shqiptarë në tokën e tyre etnike...!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat