I ftuar në Samitin e Parisit, për Klimën me 2015!

Amerika

I ftuar në Samitin e Parisit, për Klimën me 2015!

Nga: Dr. Nijazi Halili  Më: 7 janar 2022 Në ora: 20:46
Nijazi Halili 

Me shkas në vitin 2015 isha i ftuar në Samitin e Parisit, 2015 por për shkaqe procedurale lidhur me marrjen e vizave nuk më realizua ky takim që do më mbetet merak në jetë.

Takim ishte me karakter shkencor, katër ditor. Të gjitha shpenzimet ishin të akomoduara.

Në këtë samit pikë reference ishte rreth ndryshimeve bashkëkohore klimatike përfshirë  si ngrohjen globale të shkaktuar nga njerëzit, ashtu edhe ndikimet e saj në modelet e strukturës së Tokës. Ishte diskutuar se kishte pasur periudha të mëparshme të ndryshimeve klimatike, por ndryshimet aktuale ishin  më të shpejta se çdo periudhë e njohur në historinë e Tokës. Shkaku kryesor ishte emetimi i gazeve serrë, kryesisht dyoksidi i karbonit dhe metani. Djegia e lëndëve djegëse fosile për përdorim të energjisë krijon shumicën e këtyre emetimeve. Bujqësia, prodhimi i çelikut, prodhimi i çimentos dhe humbja e pyjeve janë burime shtesë.

Rritja e temperaturës ndikohet gjithashtu nga reagimet e klimës si humbja e mbulesës së dëborës që reflekton rrezet e diellit dhe lirimi i dyoksidit të karbonit nga pyjet e goditura nga thatësira. Së bashku, këto përforcojnë ngrohjen globale.

Sipas arritjes së Marrëveshjes së Parisit  2015 për klimën, të gjithë pjesëmarrësit ranë dakord njëzërit të vazhdohet me kufizimet e ngrohjes  "nën 2 °C" përmes përpjekjeve zbutëse. Megjithatë, sipas parashikimeve të bëra ngrohja globale do të arrinte deri rreth 2,7 °C deri në fund të shekullit.

Kufizimi i ngrohjes në 1,5 °C do të kërkonte përgjysmimin e emetimeve deri në vitin 2030 dhe arritjen e emetimeve neto zero  që do të jenë të afatizuara deri në vitin 2050.

Autori është anëtar i Akademisë së Shkencave të Nju Jorkut në SHBA!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat