Morali politik në peshojë

Amerika

Morali politik në peshojë

Nga: Skënder Karaçica Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 08:08
Skënder Karaçica

Zgjedhja në institucionet e shtetit (kur) nuk bëhet pronë personale...!

Në shtetin e Japonisë,morali politik ndër të tjera është bër virtyt dhe respektimi i ligjit për të zgjedhurit në institucionet e shtetit me kahe të zhvillimit botëror.

Për shkak se një pjesë e sallës së edukatës fizike në një fshat japonez kishte devijuar projekti i ndërtimit, ministri i kulturës dhe i sportit në qeverinë në Tokio, pati dhënë dorëheqjen e parevokueshme dhe për përgjegjësinë para moralit politik dhe para sovranit të votës së lirë.

Në Kosovë nëpër vite të shtetndërtimi, pati një varg lëshimësh e devijimesh në kabinetet qeveritare në Prishtinë të njohura për të gjithë ne, por asnjëherë nuk ndodhi, që para aktit të moralit politik dhe atij ligjor, asnjë zyrtar deri tash nuk ka dhënë dorëheqjen nga funksionet shtetërore (sic!).

Para do dite, doli lajmi se presidentja e Kosovës Vjosa Osmani Sadriu, në emër të ,,udhëtimit nga Mitrovica,, (sic!) dhe në dritën e rregullorës shtetërore në parim (...) mori një shumë të mirë të mjeteve materiale (...) kur e kur ajo qysh nga viti 2012 jeton në Prishtinë (sic!).

Po të kishte ndodhur një skandal i këtij lloji në Japoni në shtetin demokratik dhe ligjor, zyrtari i shtetit apo i qeverisë do të jepte menjëherë dorëheqjen nga funksioni i zgjedhur...!

Për këtë rast të skandalit, në zyrën e Presidencës u bë pak zhurmë nga ,,këndi familjar,, (sic) të bashkëshortit të Presidentes Vjosa Osmani dhe ,,lufta,, kundër botës së lajmit dhe të gazetarëve të Kosovës deri në skajshmëri të fyerjeve, ndonëse e kishin dhënë lajmin për ,,udhëtimin,, e Presidentes Vjosa Osmani nga Mitrovica deri në Prishtinë, kur e kur, ajo jeton me familje në Prishtinë (sic!).

Shtetit të Kosovës, ka ardhur koha që i duhet akti moral i politikës në dritën e përgjegjësisë para shtetit dhe ligjeve kushtetuese në parim për aktin e dorëhqjes!

Shteti nuk zhvillohet veçse me fjalë...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat