Pse të investoni në Kosovë?!

Amerika

Pse të investoni në Kosovë?!

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 13 maj 2022 Në ora: 23:46
Albin Kurti në Dallas

Dallas, TX : Kryeministri Albin Kurti qëndroi në Dallas në vazhdim të vizitës disa ditore në SHBA , duke u takuar mbrëmë me investitorë, akademikë e profesionistë në Këshillin për Çështje Botërore të Dallasit, dhe aktivist të dalluar të komunitetit shqiptar.

Takimi me kryeministrin Kurti u organizua nga Këshilli për Çështjet Botërore në Dallas/Fort Worth  në partneritet me Komunitetin Shqiptaro-Amerikan në Dallas : (QKSHA)Kryetar Jimmy Pollozhani, Gino Mullqi, Dr. Vraniqi, Gëzim Rushiti,  dhe Rrjetin Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare-Presidentin Nazar Mehmeti, sekretari Përgjithshëm Ismet Smajli, anëtarët e këtij rrjeti Ylber Korça, Zek Nokshiqi, Shaban Krasniqi , Dino Hila, Ismajl Krasniqi, Adem Rugova, Agim Halili  dhe Gani Fejza.

Mikëpritësi i takimit të mbajtur në njërin prej mjediseve të hotelit “Westin” sallën “Westin Galleria”, të enjten, më 12 maj dha një pritje (koktejl)  në nder të Kryeministrit të Kosovës zotit Albin Kurti , dhe delegacionit që e shoqëronë atë.

Kurse, bizensmen e veprimtart të sukseseshem të komunitetit pedagogë dhe studentë , aktivist  amerikan u përfshinë në një bashkëbisedim të formatit Q&A . ku Kryeministri pas fjalimit iu përgjigjë pyetjeve të tyre.

“Fuqia punëtore profesionale e Kosovës, kosto e ulët operative për kompanitë e Teknologjisë së Informacionit, zhvillimi ekonomik dhe përparimi demokratik” ishin në fokusin e fjalimit të Kurtit.

Ndërkohë që pas saj u zhvillua jë bisedë emocionuese mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe moderatores e gazetares së  njohur në Teksas , shqiptaro amerikania Diana Zogaj, e rrjetit televiziv kombëtar NBC 5 në Dallas, e cil ngriti kurreshtjen e madhe të  auditorit. 

Kryeministri Kurti në përgjigje të pyetjes nga gazetaria tha se ai dhe delegacioni po qendron disa ditë në SHBA,  në vazhdën e promoviimit të një programi të qeverisë së tij,  të titulluar tashmë : “Pse të investohet në Kosovë”.

Më pasë ai në mënyrë të detajuar foli për atë që quhet fuqia ekonomike dhe politike e një shtetit të ri ballkanik, siç është Kosova . Duke ofruar me këtë rast sigurin, mbizotrimin e ligjit, luftën kundra korrupsionit, dhe rritjen ekonomike,  të përjetuar nga Kosova që nga pavarësia e saj në vitin 2008.

Po ashtu, ai foli pa lënë me një anë pandeminë e gjatë të Covid-19 , krizën e luftës Ukrain - Rusi,  e cila tha Kurti ka futur botën  në krizën energjetike, ekonomike dhe politike, ndërsa nxorri në pah edhe  mundësitë e biznesit dhe të partneritetit me Kosovën. 

Ai përmendi si arsye pse Kosova, sipas komunikatës nga Qeveria, ofron një mundësi të artë për investime të reja.

Duke i ftuar investitorët amerikan dhe shqiptar të fokusohen në sektorin e IT-së që ta përfshijnë Kosovën në planet e tyre për kontraktimin e shërbimeve.

Kurti po ashtu theksoi potencialin e mërgatës kosovare në ShBA, për investime të përbashkëta në Kosovë.

Përmisimin vjetor për 17 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të raportit të Transparency International ishte po ashtu arsye e përmendur nga zoti Kurti që investitorët të investojnë në shteti më të ri të Evropës.

“Miratimi i ligjit për Gjykatën Komercial, tha kreu i qeverisë së Kosovës, do të shërbejë për rritjen e efikasitetit të trajtimit të kontesteve ekonomike, dhe rishikimi i ligjeve ekzistuese që kanë për qëllim ofrimin e kushteve sa më të favorshme dhe të përshtatshme të të bërit biznes”.

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe delegacioni që e shoqëron atë pas qenderimit dy ditor në Dallas,  udhëtojë për në Des Moines - Iowa në vazhdim të vizitës së tij një 10 ditore në SHBA.

Image
Albin Kurti në Dallas
Image
Albin Kurti në Dallas
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat