Bruno Selimaj pret miqtë e tij

Amerika

Bruno Selimaj pret miqtë e tij

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 8 prill 2025 Në ora: 14:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Ishte një kënaqesi dhe nder i madh të kalonim një mbrëmje me akademikun dhe epikologun e shquar z. Zymer Neziri, mikun e tij avokat Ejup Kolica, si dhe familjen e tyre të mrekullueshme.

Një studiues i rrallë në fushën e epikës dhe folklorit shqiptar. Si mik i ngushtë dhe bashkëpunëtor i Prof. Anton Çettës, profesor Zymer Neziri ka qenë pjesë e përpjekjeve shumë të mëdha për pajtimin kombëtar dhe ruajtjen e vlerave tona më të thella – një dëshmi e vizionit të tij të gjerë dhe zemrës së tij të madhe.

Me rrënjë të përbashkëta dhe dashuri të thellë për trashëgiminë tonë kulturore, gjithmonë mësoj dhe mbetem i mahnitur nga historitë që ai ndan me përkushtim dhe pasion – histori që na lidhin me të kaluarën, na frymëzojnë në të tashmen dhe na udhëzojnë për të ardhmen.

Uroj shumë që Z. Zymer Neziri të gëzojë shëndet dhe jetë të gjatë, dhe që brezat e rinj të frymëzohen nga shembulli i tij për të ruajtur dhe çuar përpara pasurinë tonë kulturore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat