Diskutim mbi veprat e Tahir Kolgjinit

Amerika

Diskutim mbi veprat e Tahir Kolgjinit

Më: 14 prill 2025 Në ora: 06:59
Kopertina

Vlerat shkencore, artistike, politike e historike të veprës së Tahir Kolgjinit, u bënë objekt diskutimi gjatë një tubimi të zhvilluar ditën e djeshme, në të cilin morën pjesë akademikë, historianë, politologë, studiues e njerëz të letrave.

Organizatorët kishin zgjedhur enkas për këtë veprimtari, një nga sallat e qendrës islame shqiptare-amerikane në Garfield, Nju Xhersi.

Takimi u ndoq me interes nga intelektualë e personalitete të ndryshme që kishin ardhur nga shtete të tjera, pjesëtare të komunitetit shqiptaro-amerikan NY/NJ, bashkëkrahinare, familjare, miq e simpatizantë të veprës së autorit.

Image
Porgrami

Kjo veprimtari u drejtua nga Prof. Mit’hat Gashi, i cili eshte njeheresh nje nder kontribuesit kryesore per botimin e plote te vepres se Kolgjinit.

Ne kumtesen e mbajtur nga orientalisti me fame nderkombetare akademik Prof. Muhamed Mufaku, u vune ne dukje disa nga kontributet intelektuale te autorit, ne lidhje me ndricimin dhe zberthimin e disa ngjarjeve e personaliteteve te historise se Shqiperise. Ai e quajti Kolgjinin “nje intelektual te kohes se vet.

Image
Foto nga vendngjarja

Keshtu po them se mund te gjykohet e kuptohet me mire. Mund ta krahasoj ne kuptim te formimit e te background, ndoshta me Idriz Ajetin apo Hasan Kaleshin!” Mufaku u shpreh se veprimtaria e Kolgjinit mund te ndahet ne 4 periudha, perkatesisht ne vitet ‘20, ‘30 dhe ‘40 qe kane vecorite e veta, ndersa me vete eshte periudha 1946 deri kur vdiq ne 1988.

Prof. Mufaku ceku per secilen nga keto periudha nga nje ngjarje apo kontribut konkret te Tahirit. Ai vleresoi lart pjeswmarrjen e tij ne organizimin e Lidhjes se dyte te Prizrenit ne vitin 1943. Sa i perket periudhes se fundit te veprimtarise se Kolgjinit, akademik Mufaku nenvizoi angazhimin ne kuader te emigracionit antikomunist shqiptar nw vende tw ndryshme te perendimit, si Itali, Belgjike, SHBA etj.

Image
Foto nga vendngjarja

Gjithashtu ai beri nje panorame gjitheperfshirese te kontributit te Tahirit ne gazeta e revista te diaspores antikomuniste, si L’Albanie Libre, Shejzat, Koha e Jone, Vardari etj., dhe gazeta te ndryshme turke. Ne lidhje me angazhimin politik te Kolgjinit, akademiku i njohur nenvizoi krijimin e shoqates se shqiptareve ne Turqi dhe perpjekjet per ngritjen e partise Blloku Kombetar Indipendent qe kryesohej nga Ismail Verlaci.

Politologu Kadri Brogu, pedagog ne disa universitete amerikane, nenvizoi ndihmesat e Kolgjinit ne fushen e historiografise pa lene anash edhe angazhimin e tij ne strukturat e shtetit shqiptar gjate periudhes 1941-1944. Prof. Brogi u shpreh se ishte befasuar nga thellesia e analizave te Kolgjinit, i cili sipas tij kishte respekt per mendimin alternativ, dhe nuk i shihte ngjarjen ne optiken “bardh e zi”. Studiuesi Elez Osmani trajtoi gjeresisht kongresin e klerit mysliman per tokat e lirueme te mbajtur ne nentor 1941, nismetar i te cilit ishte hafiz Tahir Kolgjini.

Image
Foto nga vendngjarja

Ai beri nje shtjellim te plote te rrethanave dhe rendesise se atij kongresi, ne mbrojtje te kokbit shqiptar ne kushtet e nje konflikti boteror. Politologu dhe veprimtari i njohur Faik Lita trajtoi disa nga aspektet thelbesore te studimeve historike te Kolgjinit, duke u ndalur posacerisht ne vepren mbi Esat pashen. Z. Lita tha se “ajo qe me interesonte nuk ishte brendia e ceshtjeve historike te trajtuara nga Tahiri, por qendrimi i tij ndaj tyre.

Nga leximi i vepres se tij kam dale ne perfundimin se Tahiri e shihte historine si shkence dhe u permbahej standardeve te kerkimit historik. Ne shkrimet e tij spikat integriteti, saktesiq, paanshmeria. Ai ishte objektiv ne analizat e tij mbi historine,” u shpreh Lita. Gjate ketij tubimi pershendeten e sollen kujtime edhe vajzat e z. Kolgjini, te cilat prej dekadash tashme jetojne ne SHBA.

Image
Foto nga vendngjarja

Takimi u transmetua edhe ne mediat e diaspores dhe pati jehonene komunitetin shqiptar si dhe ne mediat sociale. Vepra e plote ne tete volume e Kolgjinit eshte publikuar nga shtepia botuese “Logos-A” me qender ne Shkup.

Ne te perfshihet gjithe kontributi shkrimor i autorit i cili ka levruar disa lemi te ndryshme si histori, gjuhesi, letersi e publicistike. Ne keto volume ka edhe nje permbledhje te gjere me dokumente nga arkivi i shtetit, qe ze fill ne vitin 1932 e mbyllet ne muzg te jetes se autorit, ne 1988. Eshte botuar gjithashtu edhe korrespondenca e tij me personalitete e miq si Mustafa Kruja, Ekrem bej Vlora, Xhafer Deva, Ernest Koliqi, Miftar Spahija, Idriz Lamaj etj..

Image
Foto nga vendngjarja
Image
Foto nga vendngjarja
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat