Në Ditën e Falënderimeve, vëllezërit shqiptarë në Texas dhurojnë 1 mijë shujta

Amerika

Në Ditën e Falënderimeve, vëllezërit shqiptarë në Texas dhurojnë 1 mijë shujta

Nga: Bota sot Më: 26 nëntor 2026 Në ora: 21:15
Shpërndarja e 1 mijë shujtave për familjet në nevojë në Texas, në Ditën e Falënderimeve.

Jo vetëm amerikanët, por edhe shqiptarët, sidomos ata që jetojnë në tokën e premtuar, e dinë se thelbi i “Ditës së Falënderimeve” është të dhurosh, të bësh mirë, sidomos ndaj atyre që kanë nevojë.

Por historia dhe mirësia e vëllezërve shqiptarë vazhdojnë të tregojnë humanizmin e shqiptarëve, duke rënë shumë në sy në Amerikë.

E kemi fjalën për Joe, Nik dhe Curri Haliti, me origjinë nga Kosova, por që në Amerikë jetojnë dhe veprojnë prej vitesh. Në këtë ditë të veçantë të Falënderimeve, ata kanë dhuruar 1 mijë shujta, duke bërë të lumtur qindra mijëra shpirtra të komunitetit atje.

Image
Shpërndarja e 1 mijë shujtave për familjet në nevojë në Texas, në Ditën e Falënderimeve.

Por puna dhe kontributi i tyre, falë bamirësisë, nuk mbarojnë kurrë. Ata asnjëherë nuk dëshirojnë të mburren me atë që bëjnë. Madje, ishim ne ata që zbuluam edhe këto fotografi që po shihni, të shpërndara në ambientin ku nisi gjithçka, në Italian Joe's Restaurant në Conroe, Texas.

Ndërsa, në faqen nga e cila i morëm fotografitë, në gjuhën angleze ata kishin falënderuar vullnetarët, të cilët kishin dhënë kontributin e tyre në shpërndarjen e shujtave.

Image
Shpërndarja e 1 mijë shujtave për familjet në nevojë në Texas, në Ditën e Falënderimeve.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat