Agron Polovina çel ekspozitën personale në Fier

Art

Agron Polovina çel ekspozitën personale në Fier

Më: 16 maj 2019 Në ora: 19:37
Ekspozitë

Galeria e arteve " Vilson Kilica" në Fier është bërë mikëpritëse e një tjetër ekspozite personale të çelur në ambientet e saj.

Piktori Agron Polovina në artin e tij ka paraqitur peizazhe urbane dhe rurale kryesisht  Italia dhe Shqipëria.

Në ceremoninë e hapjes së kësaj ekspozite kanë marrë pjesë edhe autoritetet vendore si dhe artist dhe dashamirës të artit në këtë qytet.

Në 26  veprat e autorit ka një profesionalizëm të larte dhe penelata ngjyrash te ngrohta për syrin e vizitorëve.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datën 30 maj.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat