“Bukuria e betonit”, fotografi francez sot hap ekspozitën e tij në Prishtinë - Bota Sot
“Bukuria e betonit”, fotografi francez sot hap ekspozitën e tij në Prishtinë

Art

“Bukuria e betonit”, fotografi francez sot hap ekspozitën e tij në Prishtinë

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 07:33
“Bukuria e betonit”

Aleanca Franceze prezanton ekspozitën e fotografisë “Concrete Beauty: Bukuria e betonit”, të fotografit francez Etienne Remond, prej sot e deri me 30 shtator.

Kjo ekspozitë organizohet me mbështetjen e Ambasadës së Francës në Kosovë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Etienne Remond është marrë me fotografi për rreth 6 vite, por asnjëherë nuk ka qenë aq i inspiruar sa në Prishtinë ku ai tani jeton prej gjashtë muajsh.

I befasuar nga gjallëria e Prishtinës, ai shpejt e kuptoi se ajo që e befasoi me të vërtetë ishte se sa i fortë ishte kontrasti midis kësaj jete dhe kornizës së saj të vrazhdë të betonit.

Kjo është ajo që ai është përpjekur ta kapë duke e lënë veten tu humbiste nëpër qytet dhe ta bënte atë pjesë të vetes: jetën dhe energjinë që përmban brenda kufijve të mbyllur, një rini të gjallë që ekziston në mes të këtyre ndërtesave të vjetra dhe të pa mirëmbajtura jugosllave, hoteleve dhe ndërtesave të reja dhe baletit të pandërprerë të vinçave që i shoqërojnë.

Hapja e ekspozitës do të bëhet sot në ora 19:00 në prezencë të fotografit.

Ndërsa, me 18 shtator Etienne Remond do të organizoj një “shëtitje fotografike” në Prishtinë për t’ju treguar njerëzve se si t’i kapin momentet në rrugë me aparatet e tyre fotografikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...