Arti i bukur gjithmonë do të mbetet i bukur

Art

Arti i bukur gjithmonë do të mbetet i bukur

Nga: Mr. Bislim Aliu Më: 22 dhjetor 2019 Në ora: 11:26
Mr. Bislim Aliu

Pa mëdyshje, arti i bukur, përherë do të mbetet i bukur. Kjo bukuri rezonuese u shpërfaq dinjitetshëm nëpër kohë si një strall i lartë bukurie. Dhe nëpër kohë, krijuesit u përpoqen t’i paraqesin momentet e asaj kohe. Ky rrezatim bukurie u tregua vazhdimisht nëpër kohë, duke e treguar shpirtëroren e asaj kohe. Andaj, ky sensibilizim i brendshëm, për ta shprehur imazhin e ri dhe mënyra për të arritur gjer te kreativiteti, ndryshon rrënjësisht te secili krijues.

Dihet mirëfilli se procesi i lindjes së veprës artistike, është një proces i ndërlikuar dhe, kuptohet, tejet i vështirë. Dhe, çka është ajo forcë e brendshme, që nuk e lën artistin e qetë, por e detyron atë që ta shprehë shqetësimin e vet shpirtëror?

Gjithsesi, mu kjo vuajtje e brendshme shpirtërore e detyron krijuesin që të shprehet vazhdimisht. Andaj, në çfarë niveli do të mendohet imazhi, ose më mirë me thënë, si do të zhvillohet ai në plotësinë e tij, rol të rëndësishëm, sigurisht, luajnë ndjenjat dhe gjendja emocionale e krijuesit.

Sigurisht, këtë “kataklizëm bombastik” dhe këtë kreativitet krijuesi e kanalizon si një brengë të lartë shpirtërore dhe rrëfim të lartë bukurie , e cila në shpirtëroren e krijuesit, përherë valëvitet si një strall i lartë rezonimi dhe komunikimi, që përherë brumoset thellë në shpirtëroren e tij sensitive dhe kreative. Dihet se këtë ndjesim të brendshëm shpirtëror            

Nuk e ka secili krijues. Këtë idealizëm të lartë shpërthyes e kanë vetëm

ata krijues, që në brendin e tyre e kanë, ndjsimin e lartë idealizues e ndjesor. Vetëm ata, pra, munden të japin vepra cilësore e përmbajtësore.

Kreativiteti i bukur gjithherë e kërkon sensualen e lartë të rrëfimit përmbajtësor

Pa mëdyshje, arti i bukur, gjithmonë do të mbetet i bukur. Kjo bukuri rezonuese u shpërfaq dinjitetshëm nëpër kohë si një strall i lartë bukurie. Dhe, nëpër kohë, krijuesit u përpoqen t’i paraqesin momentet e asaj kohe. Ky rrezatim u tregua vazhdimisht nëpër kohë, duke treguar shpirtëroren e asaj kohe. Ndaj,  të gjithë ata krijues, të cilët artin nuk e konsiderojnë si domosdoshmëri shpirtërore, ai kreativitet nuk e ka sensualen e mbarshtrimit kreativ. Andaj, ky sensibilizim i brendshëm, për ta shprehur imazhin e ri dhe mënyra për të arritur gjer te kreativiteti, ndryshon rrënjësisht te secili krijues.

Eshtë e dijshme, që secili krijues, angazhohet që të krijon diçka të re. Që të eci përpara në ecejakun e vet. Ky bioritëm rezonues nuk mund të shprehet në çdo moment dhe, kuptohet, në çdo kohë.

Ai, sigurisht, do të shprehet kur është i disponuar, kur puqen mendja dhe shpirti dhe kur ekziston motivimi i brendshëm shpirtëror për të krijuar. Sigurisht, vepra e realizuar pa emocionalitet është e mangët, e thatë, pa ide dhe stereotipe, mbase i mungon ravijëzimi ndjesor i shprehjes përmbajtësore.

Zatën, përveç ndjenjes dhe emocionit, për zhvillimin e imazhit të ri, rol bukur të lartë luan edhe kujtesa. Andaj, kujtesa emocionale, është e nevojshme në çdo lloj arti. Në këtë drejtim, edhe piktori, gjithsesi, ruan në kujtesë imazhet të cilat i “thërret” kur i duhen në krijimtari. Gjithsesi kjo botë, sigurisht, duhet të përjetohet, të sistemohet dhe të shprehet në mënyrën më  të lartë artistike e estetike.

Këtë, gjithsesi mund ta bëjnë, vetëm krijuesit e mirëfilltë, të cilët e kanë brendinë e lartë të ravijëzimit, ndiesimin, sensitiven dhe shpirtëroren e komunikimit përmbajtësor.

Stili si shprehje e individualitetit kreativ

Kreativiteti artistik i çdo krijuesi, do të varet nga stili dhe shprehja e tij ndiesore në veprën artistike. Zatën ky kreativitet individual, do ta bën krijuesin që të dallohet nga krijuesit e tjerë. Andaj, stili është një veti dhe një veçanti e krijuesit për ta shprehur suksesshëm kreativitetin e tij.

Sigurisht, kjo veçanti kreative e artistit e bën atë që të dallohet nga të tjerët në qasje dhe në paraqitjen e imazheve. Ndaj, për këtë, kur i shikon veprat e piktorëve eminent botëror, do të shohim se ata të përvetësojnë me shkallën e lartë kreative.

Veprat e tyre janë arritje kulmore. Imazhet e tyre janë plot porosi. Ndaj, mu kjo porosi rrezatime, në esencë, e dallojnë njërin prej tjetrit. Kuptohet, këtë veçori krijimtarie e ka stili i shprehjes individuale të krijuesit. A thua, çka është ajo specifikë që e dallon? Dhe, çka është ajo që një vepër dallohet nga të tjerat? Në anën tjetër, çka është ajo që e detyron shikuesin ta shikon veprën artistike?

Sigurisht, janë disa nga pyetjet që të shtiejn të mendosh para se veprën ta shikosh. Dihet mirëfilli se nga historia e artit botëror, një kreativit tejet cilësor, dhe me shpërfaqje fare përmbajtësor, e paten krijuesit; Leonardo, Mikelangjelo, Pikaso, Renoar, Sezan, V. Gog. Rembrandt, Dali…

Ata sigurisht, në qasjen e rrëfimit kreativ e paten pëherë idilin e lartë të kreativitetit ndjesor. Megjithatë, edhe ne në Kosovë i kemi disa krijues, që vazhdimisht e treguan kreativitetin e lartë të rrëfimit përmbajtësor. Ata, gjithnjë,  me punën e vet kreative dhe me shkallën e lartë të idealizmit ndjesor, ishin përherë barometri më i rezonuar i rrëfimit. Dhe ishin ambasadorët më të mirë të artit pamor që krijuan nëpër kohë. Ata e treguan përherë idilin e lartë të kreativitetit sensitive dhe përmbajtësor.

Në këtë vazhdë të kreativitetit tejet cilësor dhe fare ndiesor, mund t’i përmendim; Muslim Mulliqi “Hamalli”, Tahir Emra “Elegji për Kosovën”, Gjelosh Gjokaj “Zogjtë”, Engjëll Berisha “Medaljonet e Prizrenit”, Rehep Ferri, “Bardhë e zi nga Bjeshkët e Nemuna”, Agim Çavdarbasha “Në kafaz”, Xhevdet  Xhafa “Autobiografi”, Fatmir Krypa “Metamorfoza e kohës”, Shyqri  Nimani “Pllakat”, Esat Valla “Sulmi i kokëboshëve” e ndonjë tjetët.  

Këta krijues me veprat e tyre të nduarnduarta nëpë kohë ishin dhe mbetën sinonim i artit pamor, jo vetëm në Kosovë, por edhe në artin pamor gjithëshqiptar. Pa mëdyshje, veprat e tyre do të mbesin udhërrëfyes dhe rrezatim i denjë të kreativitetit dhe të mbarshtrimit komunikues dhe, gjithsesi, të një stili fare sensitivë e përmbajtësor. Andaj, arti i bukur gjithmonë do të mbetet i bukur, sa madhështorë e ndiesor, aq edhe sensitivë e përmbajtësorë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat