Ja sa u shit “Mona Liza” false - Bota Sot
Ja sa u shit “Mona Liza” false

Art

Ja sa u shit “Mona Liza” false

Më: 5 shkurt 2020 Në ora: 00:26
Mona Liza

Për një sy të pastërvitur “Mona Liza”, e cila do të shfaqet për ankand në qendrën Sotheby’s javën e ardhshme është e padallueshme nga origjinali në Luvër.

I vetmi detaj që e bën atë të ndryshme nga vepra e da Vinçit janë kolonat e pikturuara në anët e pikturës.

Një detaj tjetër më i dallueshëm: çmimi i saj.

E pikturuar rreth viteve 1600, më shumë se një shekull pas vdekjes së piktorit të origjinales, kjo vepër do të shitet në ankand me çmimin fillestar prej 60,000 deri në 80,000 dollarë. Po ashtu dhe 6 kopje të tjera të kryeveprave botërore do të jenë në shitje. Ndër to “Meduza” e artistit Caravaggio.

Kopjet mund të cilësohen si pjesë e botës së mashtrimeve në art, por ka shumë arsye pse koleksionuesit e veprave do të dëshironin t’i zotëronin ato.

Sipas Kristofer Apostël, shefit të departamentit “Old Masters” në qendrën Sotheby’s, historikisht kopjet e kryeveprave nuk janë parë si negative.

Në ndryshim nga opinioni i sotëm për to, koleksionuesit gjithmonë kanë pasur disa kopje të së njëjtës vepër; në mënyrë që të mund t’i shfaqnin ato në banesa, ndërkohë që origjinali qëndron i sigurt dhe i mbrojtur nga aksidentet e mundshme.

Disa kopje madje janë të krijuara nga vetë nxënësit e artistëve të mëdhenjë dhe shumë shpesh një e tillë mund t’ia kalonte paraardhëses.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat