Perde nga lulet ?!

Art

Perde nga lulet ?!

Më: 5 mars 2020 Në ora: 10:12
Foto

Ky park duket si vepër e vërtetë artistike.

Vendi i preferuar për adhurues të luleve, po ashtu edhe për ata që e preferojnë pushimin në natyrë.

Parku i luleve Ashikaga në Japoni është vendosur në qytetin Ashikaga, tetëdhjetë kilometra larg nga Tokio.

Konsiderohet vendi më i mirë në Japoni për studimin e glicinës (lloj i shelgut Wisteria), ndërsa disa e radhisin ndër parqet më të bukura në botë.

Shtrihet në rreth 94.000 metra katrorë, ndërsa është më i njohuri glicina e madhe – dru i cili është i vjetër rreth 150 vjet.

Image

Falë këtyre luleve ngjitëse, i gjithë parku është i mbuluar me të ashtuquajtura perde lulesh në të gjitha ngjyrat e ylberit.

Parku është i hapur gjatë gjithë vitit, mirëpo rekomandohet ta vizitoni nga mesi i prillit deri nga fundi i majit kur bimët janë në lulëzim të plotë.

Çmimet e hyrjes arrijnë çmimin më të lartë prej 1.800 jenësh, gjë që është rreth 15 euro.

Image

 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat