66 vjet nga vdekja Frida Kahlos, artistes që theu barriera në fushën e artit - Bota Sot
66 vjet nga vdekja Frida Kahlos, artistes që theu barriera në fushën e artit

Art

66 vjet nga vdekja Frida Kahlos, artistes që theu barriera në fushën e artit

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 17:58
Frida Kahlos

Frida Kahlo de Rivera e lindur si Magdalena Carmen Frieda Kahlo y Calderón, ishte një piktore meksikane e njohur autoportretet e saj.

Jeta e Frida Kahlo filloj dhe mbaroj në Mexico City, në shtëpinë e saj, e cila është e njohur si “La Casa Azul,” Shtëpia e kaltër. Vepra e saj ka qenë e njohur ndërkombëtarisht si simboli i traditave meksikane kombëtare dhe autoktone, dhe nga feministet për përshkrimin e saj pa kompromis të përvojës dhe formë femërore.

”Diego, i dashuri im,

Sapo ta mbarosh atë afresk do të jemi bashkë përgjithmonë, një herë e përgjithmonë, pa kurrfarë argumenti apo ndonjë gjë tjetër, sall dashuri do të kemi për njëri-tjetrin.

Eja dhe bëj gjithçka që do t’ju thotë Emi Lu*.

Unë të adhuroj më shumë se kurrë më parë.

Vogëlushja jote, Frida!”

*Artiste kaliforniane e pikturës dhe muraleve. Mike e ngushtë e Fridas dhe Diegos.

Takimi me Diego Riveran

Pikturat që Frida bënte në shtëpi ia dërgoi Diegos, që ishte një ndër personalitetet e shquara të artit pamor. Arti i saj i bëri aq shumë përshtypje saqë ai vendosi ta bëjë pjesë të skenës politike dhe kulturore në Meksikë.

Ajo u dashurua në Diegon. U martuan më pas, por Kahlo qe e vetëdijshme se ai i bënte tradhti. Megjithatë, edhe ajo më vonë pati shumë marrëdhënie jashtëmartesore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat