“Koka” e Joseph Csaky shitet për 925.500 euro - Bota Sot
“Koka” e Joseph Csaky shitet për 925.500 euro

Art

E enjte, 15 nëntor 2018

“Koka” e Joseph Csaky shitet për 925.500 euro

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 21:22
Skulptura e Joseph Csaky, “Koka”

Kryevepër në artin dekorativ, një skulpturë e Joseph Csaky, “Koka”, e listuar por e pazakontë në tregun e ankandeve, u shit sot në Paris për 925500 euro, një rekord i ri botëror për artisin francez me origjinë hungareze, njoftoi shtëpia e shitjeve “Sotheby’s”.

E punuar në vitin 1923 me kërkesë të koleksionistit dhe rrobaqepësit francez, Jacques Doucet, vepra vlerësohej rreth 150000 dhe 200000 euro.

Punuar në gur të kristaltë, kjo skulpturë abstrakte është konservuar me trashëgimi në familjen Jacques Doucet nga blerja e saj deri në shitjen që u bë sot. “Koka e Csaky shfaqet njëkohësisht si portreti i mrekullueshëm i idhullit të një bote antike të zhdukur dhe si një ikonë e skulpturës në fillimet e artit dekorativ”, thekson shtëpia e ankandeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test