Me “10 fjalë” hapet Java e Gjuhës italiane

Art

Me “10 fjalë” hapet Java e Gjuhës italiane

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 18:50
Në Prishtinë është hapur sot ekspozita “Ten words”

Në Prishtinë është hapur sot ekspozita “Ten words”, e cila po shënon hapjen e edicionit të XVIII të Javës së Gjuhës Italiane në botë. Ekspozita mban emrin “Dhjetë fjalë” meqë pikturat janë të krijuara nga artistë italianë që bazohen në dhjetë fjalë të ndryshme.

30 piktura që u prezantuan sot nga ambasada Italiane në Prishtinë, u vlerësuan si kryevepra.

Ambasadori italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi tha se të gjitha veprat janë shprehje artistike.

Sardi: Po e shënojmë fillimin e javës së gjuhës italiane

“Me hapjen e kësaj ekspozite, ne shënojmë fillimin e javës së gjuhës dhe kulturës italiane këtu në Prishtinë  të cilën e organizojmë çdo vit së bashku me ambasadën zvicerane pasi që gjuha italiane është gjithashtu një nga gjuhët zyrtare në Zvicër. Kjo ekspozitë e mbrëmjes është titulluar ‘Dhjetë fjalë’   dhe pse qëndron ky titull është sepse siç e shihni  ka foto, piktura që po bëhen nga artistë dhe dizajnerë industrialë nga Italia të cilët bazohen në përshtypjet e tyre mbi ndjenjat që u krijohen nga dhjetë fjalë të ndryshme, e që janë shumë të rëndësishme brenda botës së dizajnit industrial”, tha Sardi.

I pranishëm në hapjen e ekspozitës ishte edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Anita Haradinaj.

Këto piktura dhe mesazhin që u dha nga ekspozita Haradinaj i quajti të veçanta.

Haradinaj: Kosova është gati për më shumë eksperienca të tilla me Italinë

"Për mua, po ashtu në emër të Kosovës është një nder t'iu kemi në Prishtinë, me një mesazh në javën e gjuhës italiane në botë, me një mesazh që është shumë i veçantë, pikturat në fjalë. Për mua do të thosha që nuk është vetëm një mesazh i mirë që vjen sot nga Italia,  por është diçka e re, do të thosha përvojë për të festuar aktivitete të rëndësishme, aktivitete të përbashkëta.  Kosova është gati për më shumë ‘Itali’ në Kosovë, Kosova ka provuar të jetë jo vetëm një shoqëri e hapur por shumë e emocionuar për eksperienca në art dhe kulturë me kombet e tjera”, tha

Në ceremoni u tha se dhjetë fjalët që kanë qenë në thelb të kësaj ekspozite janë ideja, intuita, projekti, forma, inovacioni, hulumtimi,  vizioni, e ardhmja, ndërveprimi dhe etika.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat