Halil Sylejmani edhe një mandat në krye të FAK-ut

Atletika

Halil Sylejmani edhe një mandat në krye të FAK-ut

Nga: K.G. Më: 11 mars 2021 Në ora: 19:19
Halil Sylejmani edhe një mandat në krye të FAK-ut

Sot është mbajtur Kuvendi zgjedhor i Federatës së Atletikës së Kosovës, ndërsa Halil Sylejmani u rizgjodh president edhe për katër vite.

Sylejmani është prej veprimtarëve më të shquar sportiv, që ka kontribuar në periudha të ndryshme për atletikën, sidomos në vitet me të rënda (1991-1999), kur jeta në çdo sekondë ishte në rrezik nga okupatori serb. 

Sylejamni zotohet se do të punoj me përkushtim për atletikën, në rritjen e nivelit të saj dhe të sukseseve në rrafshin ndërkombëtar. 

“Halil Sylejmani do ta udhëheq edhe për një mandat katërvjeçar Federatës Atletike të Kosovës. Në Kuvendin e rregullt Zgjedhor të FAK-u, të mbajtur të enjten në sallën e shtëpisë së sporteve në Prishtinë, Sylejmani mori përkrahje absolute. 
Sylejmani u zgjodh me shumicë absolute të votave.

Me vota të kuvendarëve, në Bordin e FAK-ut janë zgjedhur: Adrian Mazreku, Remzije Shala, Xavit Tahiri, Faik Sylejmani, Kadri Kaçanolli, Gazi Renaku, Faik Balić, kurse në Këshillin Mbikëqyrës janë zgjedhur Adnan Tahiri,Driton Haliti, Mehmet Berisha
Atmosfera në Kuvendin e rregullt Zgjedhor ishte shumë konstruktive. Të gjitha raportet janë aprovuar pa asnjë vërejtje nga kuvendarët.

Prezent në Kuvendin ishin edhe përfaqësuesit e MKRS-së znj. Afërdita Fazlija dhe KOK-ut Shasivar Haxhijaj, që kanë lavdëruar punën e bërë nga Federata Atletike e Kosovës.

Para kuvendarëve Kryetari Sylejmani ka mbajtur një fjalim ku ka folur për sukseset e arritura gjatë viteve të  kaluara si dhe për planet dhe synimet për mandatin e ardhshëm”, njofton Federata e Atletikës së Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat