Mbahet Ballkaniada e atletikës për veteranë, me moton “ne sfidojmë vitet”, marrin pjesë 700 garues

Atletika

Mbahet Ballkaniada e atletikës për veteranë, me moton “ne sfidojmë vitet”, marrin pjesë 700 garues

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 11:33
Mbahet Ballkaniada e atletikës për veteranë, me moton “ne sfidojmë vitet”, marrin pjesë 700 garues

Me moton “Ne sfidojmë vitet” data 17 deri më 19 shtator, në organizim të bashkisë së Korçës dhe me përkrahjen e Federatës Shqiptare të Atletikës dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Në shtegun e stadiumit “Skënderbeu” në Korçë mbahewt edicioni i 40-të Kampionatit Ballkanik të Atletikës për veteranë.

Në këtë kampionat Ballkanik për sportist të moshave mbi 35 vjeçare do të marrin pjesë afro 700 garues nga vendet ballkanike.

Maqedonia e Veriut në këtë event do të përfaqësohet me 22 sportist të moshave të ndryshme dhe në disciplina të ndryshme.

Në mesin e 22 garuesve nga vendi ynë do të jenë edhe tre persona nga klubi i atletikës Studenti i Tetovës.

Garat e para do të fillojnë të premeten nga ora 08:00, ndërsa hapja solemne me defilimin e gjihë vendeve pjesëmarrëse do të bëhet në orën 14:30 në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë.

Presidenti i Federatës Ballknike të Atletikës për veteran, Rudin Bektashi tha se “Garat do të zhvillohen konformë protokollit për mbrojtje nga korobavirusi Covid 19”. Krahas aktiviteteve sportive organizatori ka parapa edhe aktivitete kulturor- zbavitëse në vendin më të bukur të Korçës, në mes të PAZARIT TE VJETER, me muzikë, vallëzim dhe ushqim tradicional shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat