Olti Bytyçi kampion kombëtar, Enis Bytyçi fiton të bronztën

Atletika

Olti Bytyçi kampion kombëtar, Enis Bytyçi fiton të bronztën

Nga: K.G. Më: 24 maj 2022 Në ora: 14:23
Olti Bytyçi kampion kombëtar, Enis Bytyçi fiton të bronztën

Malisheva po shënon rezultate të lakmueshme gjatë këtij edicioni.

Atletët e Malishevës, Olti Bytyçi e Enis Bytyçi, treguan paraqitje të shkëlqyeshme në Kampionatin Kombëtar. 

“Olti Bytyçi, 17 vjeçar, kampion kombëtar dhe vendos rekord personal ne 800 metra 1:58.13.

Olti kampion për senior në 800 metra, ndërsa Enis Bytyçi i bronztë në 400 metra në Kampionatin Kombëtar për senior, që u mbajt në ‘Elbasan Arena”, njofton klubi i atletikës Maisheva.

Kryetrajneri Adrian Mazreku është i lumtur me rezultatet e Oltit dhe Enisit, me bindje se do vazhdojnë me rezultate dhe suksese edhe më të mëdha gjatë këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat