KA Mitrovica vlerëson rezultatet e arritura në Kupën e Kosovës 

Atletika

KA Mitrovica vlerëson rezultatet e arritura në Kupën e Kosovës 

Nga: K.G. Më: 29 maj 2022 Në ora: 22:49
KA Mitrovica vlerëson rezultatet e arritura në Kupën e Kosovës 

Klubi i atletikës Mitrovica po shënon rezultate të lakmueshme në konkurrencën e juniorëve.

Trajneri i Mitrovicës, Xhavit Tahiri, është i kënaqur me paraqitjen e garuesve të tij në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.

Mitrovica arriti rezultate të mira si të femrat po ashtu edhe të meshkujt në Kupën e Kosovës.

“Sukses pas suksesi, puna e madhe nuk po na lejon të ndalemi.

Këtë vikend është mbajtur kupa e Kosovës për junior, ne si klub arritëm që të dalim klubi më i suksesshëm në plasmanin e përgjithshëm fal rezultateve dhe plasmanit të atletëve të klubit.

Sa i përket plasmanit tek femrat ishim në vendin e tretë kurse tek meshkujt në vendin e dytë. 

Vlen të ceket se shumica e atletëve dhe atleteve të klubit tonë ishin pionier por që garonin me junior duke treguar që kanë mjaftë potencial dhe janë premtues për të ardhmen.

Edhe pse pa kushte elementare për stërvitje, mirëpo me punë të palodhshme të trajnerëve Xhavit Tahiri dhe Florent Shabani sukseset nuk po ndalen.

Falënderojmë pastiqerinë ‘Florenti’ për përkrahjen ndaj klubit tonë dhe kryetarit të klubit Kasim Beqiri”, njofton KA Mitrovica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat