Muhamet Ramadani, i 11-ti në një garë të fortë në Lojërat Mesdhetare

Atletika

Muhamet Ramadani, i 11-ti në një garë të fortë në Lojërat Mesdhetare

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 22:39
Muhamet Ramadani   

Atleti me të ardhme të ndritur, Muhamet Ramadani, ka garuar sot në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, të parat për të në një garë të nivelit të tillë elitar.

Ramadani zuri vendin e 11-të, në hedhjen e gjylës. Nga tri sosh, hedhja e tij më e mirë ishte 18.06 metra, më pak se sa rekordi I tij personal (18.72 m.).

Gara e sotme do t'i shërbejë 19-vjeçarit si përvojë e mirë për nivelin elitar.

“Sot i përfunduam garat në Oran të Algjerisë, pra në Lojërat Mesdhetare - Oran 2022.

Meti performoi me gjyle  7.260 gr me rezultat 18.06 metra, ku u rendit në vendin e 11.

Kjo është gara e parë në një eveniment të tillë.

Besoj që hap pas hapi do të mbërrijmë tek kulmi i suksesit.

Ky është vetëm fillimi!”, ka shkruar trajneri Shaban Ramadani, trajner i atletikës së kombëtares Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat