Zyberaj: Kosova është bërë pjesë e historisë së ngjarjes më të madhe botërore 

Atletika

Zyberaj: Kosova është bërë pjesë e historisë së ngjarjes më të madhe botërore 

Nga: K. G. Më: 28 gusht 2022 Në ora: 11:48
Zyberaj

Atleti Erzen Zyberaj është krenar që mori pjesë në garën më të madhe botërore, ltramaratonike.

Konkurrenca ka qenë shumë e fortë, ndërsa Zyberaj pati paraqitje dinjitoze.

“Kosova është bërë pjesë e historisë së ngjarjes më të madhe botërore të vrapimeve të gjata ultramaratonike.

Vrapuam në Kampionatin Botërorë të WC 100K Berlin.

Ky event u mbajt për herë të parë në Gjermani dhe pjesëmarrës ishin 350 atletë nga 45 shtete të ndryshme.

Kosova fitoj respektin dhe dashurinë nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse si dhe nga organizatorët dhe në veçanti nga presidenti i IAU - International Association of Ultrarunners  Nadeem Khan.

Unë u rendita i 72 në ranglistë. Jo i lumtur në këtë pozitë por krenar që arrita ta përfundoj garën pasi që nga kilometri i 45-të kam pasur ngërqe në të dyja këmbët. Pjesa tjetër e vrapit ka qenë më shumë këmbëngulje dhe luftë që mos të dorëzohemi.
Betejën edhe mund ta humbim por luftën kurrë, kështu që neve na mbetet të punojmë akoma më shumë dhe të mbajmë kokën lart.

Falënderim të veçantë për mikun nga Shqipëria, Ervis Shehu që ka udhëtuar nga Tirana për të na mbështetur dhe dhuruar kurajo!

Faleminderit Artës dhe Jetmirit për të gjithë dashninë dhe gjithë emocionet e dhuruara gjatë gjithë kohës.

Faleminderit nga zemra të gjithë shoqërisë që na ndihmuat që ne të jemi këtu sot.

Faleminderit sponzorit Qumështorja DRENA ROX Energy Drink - Kosova për kujdesin dhe përkrahjen.

Faleminderit miku Istref Velici për dashurinë e treguar ndaj meje dhe gjithçka tjetër që ke bërë për mua.

Faleminderit familjes dhe shoqërisë së ngushtë.

Faleminderit”, ka shkruar Zyberaj në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat