Granit Kryeziu: Klubi i Roganës gjithmonë ka suksese kulmore

Atletika

Granit Kryeziu: Klubi i Roganës gjithmonë ka suksese kulmore

Nga: Kemajl Goca Më: 3 shtator 2022 Në ora: 18:41
Granit Kryeziu

Më i motivuar se kurrë, e kush tjetër përveç atletit Granit Kryeziu, i cili u kthye pas një kohe dhe për shkak të lëndimit ka qenë jashtë shtigjeve të atletikës.

Atleti i klubit më të mirë në Kosovë, Rogana, ka synime të mëdha, në disiplinat 200 e 400 metra, por me bindje se së shpejti do të rikthehet në disiplinën e preferuar të tij, 800 metra.

Kryeziu punon me zell të shtuar nën drejtimin e trajnerit të mirënjohur Zijadin Kryeziu.

Image

Atlet dhe ushtarak, i pandashëm në dy fronte, beson e shpreson se në vitin e ardhshëm do të tregojë klasin e tij në shtigjet e atletikës.   

Djaloshi nga Rogana e Dardanës, para disa viteve ka qenë edhe rekorder i Kosovës për junior në disiplinën 800 metra, me rezultat 1:53:67 sipas matjes elektronike.

Kryeziu flet për gazetën kombëtare “Bota sot”, për synimet e tij, për mungesën në gara, për triumfin e klubit të tij në Kupën e Kosovës,dhe sa i penalizon mungesa e një shtegut me tartan sipas standardeve ndërkombëtare.

Image

“Bota sot”: Granit, pas një kohe jeni kthyer në atletikë, a keni arritur që të adaptohesh në kohën e duhur?

Granit Kryeziu: Po, është e vërtet që për shkak të disa lëndimeve dhe kam filluar të futem me intensitet të sigurt në rikthim sa më të mirë në stërvitje dhe gradualisht edhe në gara vendore.
Shpresoj shumë shpejtë edhe në ato ndërkombëtare, aty ku edhe kam garuar.

Po mundohem që me hapa të sigurt të adaptohem edhe në stërvitje dhe të arrij aty ku duhet për të filluar garat ne sezonin e ardhshëm sa më i sigurt dhe i përgatitur!

Image

“Bota sot”: KA Rogana fiton trofeun e Kupës, dominuan bindshëm! Cila ishte arma më e fortë si ekip?

Granit Kryeziu: Klubi i Atletikës Rogana është tashmë fitues i Kupës së Kosovës për të nëntën herë, disiplina, angazhimi maksimal dhe vullneti që kemi pas gjatë gjithë këtyre viteve ne si ekip dhe si individ është qelës i suksesit tonë si klub.

Puna ekipore që kemi bërë përbrenda klubit dhe harmonia ndërmjet atleteve dhe trajnerit duke na e mbjellur gjithmonë një mentalitet fitues janë arsyet pse klubi jonë ka gjithmonë këto suksese kulmore vendore dhe ndërkombëtare!

“Bota sot”: Cilat janë synimet tuaja?

Granit Kryeziu: Synimet e mija për të ardhmen janë që unë të vazhdoj me hapa të sigurt në stërvitje dhe të rikthehem edhe më i fortë për sezonin e ardhshëm të garave vendore, përfaqësimin e klubit por edhe vendit tim në arenën ndërkombëtare.

“Bota sot”: Kosova nuk ka asnjë shteg të atletikës sipas standardeve, me përjashtim në Mitrovicë, sa iu penalizon juve si atlet dhe klubin, a e keni vështirësi në stërvitje në fushë herë në tokë e herë në beton?

Granit Kryeziu: Kjo është një e vërtet e hidhur tash e sa vite, gjithmonë me shpresën që institucionet përkatëse të reagojnë dhe shfaqin gatishmërinë për përkrahjen e atletëve dhe atletikës kosovare në përgjithësi duke krijuar kushte më të mira në infrastrukturën sportive, duke ndërtuar hapësirat e nevojshme për seancat stërvitore dhe kjo do të ndikonte direkt në rezultate më të mira të atletëve kosovar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat