KA Mitrovica: Muhameti është atleti më i mirë që ka pasur ndonjëherë Kosova

Atletika

KA Mitrovica: Muhameti është atleti më i mirë që ka pasur ndonjëherë Kosova

Nga: K. G. Më: 11 shtator 2022 Në ora: 20:34
Muhamet Ramadani

Klubi i atletikës Mitrovica mburret me suksesin e atletit të disiplinës teknike Muhamet Ramadani, i cili fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Mesdhetar U23, që u mbajt në Itali.

Mitrovica e ka vlerësuar si atletin më të mirë që e ka pasur ndonjëherë klubi dhe Kosova. 

Atleti i klubit tonë Muhamet Ramadani po vazhdon të na bëj krenarë, ai në kampionatin mesdhetarë për grupmoshat U23 arriti të plasohet në vendin e dytë dhe duke vendosur rekord të ri të Kosovës në hedhjen e gjyles me rezultat 19.13metra.

Me punën që po e bën Meti dhe trajneri Shaban Ramadani na tregojnë se mund të besojmë lirshëm se ky nuk është suksesi i fundit i Metit. 

Muhameti është atleti më i mirë që ka pasur ndonjëherë klubi ynë dhe Kosova po ashtu, i urojmë shëndet Muhametit pasi që sukseset nuk do ti mungojnë”, ka shkruar KA Mitrovica në faqen e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat