Sejdi Blakaj, bojkoton Kampionatin Ballkanik në Selanik

Atletika

Sejdi Blakaj, bojkoton Kampionatin Ballkanik në Selanik

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 00:12
Sejdi Blakaj

Atleti nga Peja, Sejdi Blakaj, 40-herë Kampion i Kosovës në hedhjen e diskut, kishte planifikuar që ditëlindjen e 65-të të tij, ta festojë me medalje të artë ballkanike sepse ishte i kualifikuar dhe i stërvitur maksimalisht për gara në kampionatin ballkanik të veteranëve në atletikë!

Mirëpo, në momentin e fundit e vendosi Blakaj që ta bojkotoi garën e madhe të Selanikut, që do te mbahet nga 22-25 Shtator 2022 (Selanik, Greqi), për arsye të procesit shumë të mundimshëm të aplikimit për vizë!

Reagimi nga Sejdi Blakaj: “Deri kur kosovarët do të trajtohen si ‘’vrima e fundit e kavallit?

Për pjesëmarrje në këtë garë na janë kërkuar ‘’një thes letra’’ - për një vizë - dhe atë për vetëm 3 ditë izë!
O Zot i madh deri kur më? Në rastet si ky, Migjeni ynë i madh do të lutej me fjalët: "Të lutem o Perëndi bukën tonë të nesërme - falna sot"!

Është më të vërtetë për dhimbje, se si trajtohen sportistet dhe në përgjithësi qytetarët shqiptar të Kosovës në kontinentin tonë!

Unë jam rregullisht në stërvitje dhe mezi e prisja atë sfidë, por të maltretohesh me ditë apo javë të tëra për një vizë 3-ditore në një vend fqinjë, është vërtetë e turpshme dhe njëkohësisht nënvlerësuese për çdo sportist!
Dhe krejt ne fund: ‘’Quo vadis Europe’’?

Menaxheri i mirënjohur i sportit Luan Dreshaj, njëherit Nipi i Kampionit Sejdi Blakajm tha: “Unë kam bashkëpunuar deri tani me shumë kampion të botës në sporte të ndryshme dhe nga secili Kampion kam mësuar diçka, por Idhulli im më i madh që e kam në boten e sportit, njeriu nga i cili kam mësuar më së shumti dhe frymëzimin më të madh që e kam fituar për sportin, është Daja im, Kampioni i Dekadave, Sejdi Blakaj.

Mënyra se si është zhvilluar Sejdi Blakaj si sportist me përmasa botërore, në kushte të mjerueshme të Kosovës, vullneti i tij i pandalshëm për sportin dhe për te jetuar e ushqyer si një sportist profesionist sikur gjatë rinisë ashtu edhe në moshën që e ka tani, e bëjnë kampionin Sejdi Blakaj shumë të veçantë. Mirëpo çka shumë kush ndoshta nuk e di, është se, Sejdi Blakaj është një Enciklopedi e vërtetë!

Janë qindra e ndoshta mijëra Libra të cilat Sejdi Blakaj i ka lexuar deri tani dhe nuk ndalet së lexuari kurrë, thesari i tij i diturisë është i pafund, këshillat e tij sikur për jetën e sportit ashtu edhe për jetën personale janë jashtëzakonisht shumë të vlefshme dhe frymëzuese, ndërsa zemra e tij e madhe për bamirësi është ajo që e bën Kampionin, Legjendë të vërtetë! Unë vërtetë jam shumë krenar me dajen Sejdi”.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat