Mesazhi i dhimbshëm i sportistit: Unë po vdes...

Atletika

Mesazhi i dhimbshëm i sportistit: Unë po vdes...

Nga: K.G. Më: 5 tetor 2022 Në ora: 13:28
Tim Lobinger

Ish-kampioni i botës dhe Evropës në kërcim me shkop, Tim Lobinger (50 vjeç), tronditi publikun pasi që ka deklaruar se ai ka humbur betejën me kancerin në gjak.

Mjekët i thanë se do të vdesë shumë shpejt! Sportisti është në luftë me kancerin që nga viti 2017.

“Nuk ka rrugëdalje për mua, kanceri im është shumë agresiv.

Në shkurt, mjekët më thanë se vdekja është afër. Ne duhet të marrim masa, të merremi me funeralin tonë dhe të organizojmë gjithçka.

Për t'u thënë lamtumirë të dashurve të mi. Biseda me fëmijët ishte shumë e vështirë, ata e dinë se sa keq jam”,- tha 50-vjeçari Lobinger për gazetën gjermane “Bild”.

Pas një beteje të gjatë me kimioterapinë, Lobinger mundi leukeminë pas pesë muajsh, por ajo iu rikthye në vitin 2020. Ish-kampioni i botës e kaloi gjithë vitin 2022 në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat